Cukali: Problemi më i madh, mediat që fshehin të vërtetën. Sulmi ndaj gazetarit Curri ka pasur një ‘mbështetje’ nga pushteti (VIDEO)

Cukali: Problemi më i madh, mediat që fshehin të vërtetën. Sulmi ndaj gazetarit Curri ka pasur një ‘mbështetje’ nga pushteti (VIDEO)

Koloreto Cukali, kreu i Këshillit Shqiptar të Medias tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se nëse Berisha ka fakte për mediat e implikuara duhet t’i bëjë ato publike për qytetarët, megjithëse shtoi se politikanët nuk duhet të merren me mediat.

 

Duke vijuar, Cukali tha se prek kohësh një nga shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve është që një pjesë jo e vogël e mediave shfrytëzohen për të shërbyer si megafonë të qeverisë. 

 

Përtej asaj që ka thënë Berisha, prej kohësh një nga shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve është që një pjesë jo e vogël e mediave shfrytëzohen për të shërbyer si megafonë të qeverisë.

 

Një politikan nuk duhet të merret me punën e mediat. Është njëlloj sikur të merresh me punën e gjykatave.  Nëse një politikan ka denoncime konkrete, me fakte për t’i treguar publikut kush janë të implikuara, i bën mirë shoqërisë nëse këto fakte i bën publike. 

 

Nuk mund të presim të shohim mediat që janë propagandë e fitoreve dhe arritjeve, edhe pse kjo nuk mungon. 

 

Sipas Cukalit, problemi më i madh janë mediat që fshehin apo zvogëlojnë të vërtetën. 

 

Problemi  më i madh janë mediat që fshehin apo zvogëlojnë të vërtetën. 

 

I pyetur për intimidimin e gazetarit Sami Curri, Cukali tha: 

 

Është intimidim ndaj një gazetari që punon edhe me investigime. Mesazhi është ‘mbylle gojën’. Shqetësimi im është që këta njerëz nuk ndodhin nga njerëz të panjohur. Për të bërë këto akte e merr një shkelje syri nga pushteti. Kjo që ka ndodhur ka pasur dhe një shkelje syri. Do doja të mos ishte e vërtetë. Këtë gjë mund ta vërtetojnë institucionet duke kapur autorin. Ai që ka vënë zjarrin është dhe palë me pushtetin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy