Mbajtja e një posti në Bashkinë e Tiranës duket se është kthyer në një kartë jeshile për të bërë biznes me pozita dominuese.
Pas skandalit të inceneratorëve dhe 5D, në pah doli edhe përdorimi i pushtetit të kryepolicit të Tiranës për të bërë biznes në fushën e tregtimit të fruta perimeve.
Ndërkohë këtë të shtunë PD denoncoi sesi shefja e parkingjeve të kryeqytetit i jepte tendera bashkëshortit të saj.



