E akuzoi se është bërë me vila shumëmilionëshe, Nikolla-Bashës: Je një nxënës shumë i dobët

E akuzoi se është bërë me vila shumëmilionëshe, Nikolla-Bashës: Je një nxënës shumë i dobët

Pas akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ministres së Arsimit për të cilën tha se që kur ka marrë këtë post është bërë me vila shumëmilionëshe, ka reaguar edhe Lindita Nikolla.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Nikolla i thotë Bashës se është një nxënës shumë i dobët.

Ajo i kërkon Bashës që të lërë deputetet të votojnë Vettingun dhe më pas ta shohin kush është bërë më vila shumëmilionëshe.

Reagimi i Nikollës

Lulzim Basha, je një nxënës shumë i dobët i mësuesit tënd! Por meqë për fatin e keq të opozitës je drejtuesi i saj, më duhet të të përgjigjem për akuzën e ulët ndaj meje, që sipas teje qenkam bërë me “vilë shumëmilionëshe”.

Është shumë e thjeshtë z. Basha:

Lëri deputetët e tu të vinë javën e ardhshme të votojnë bashkë me ne vettingun në parlament dhe pastaj e vendos drejtësia e pastruar nga të korruptuarit, se sa milionë euro është shtëpia ime dhe sesa mijelekëshe është pasuria jote!

Por ti je fshehur në çadër bashkë me gjithë deputetët e tu, pikërisht sepse në vend të vettingut, preferon baltën ku e zhyti Shqipërinë qeveria e partisë tënde!

Hapi rrugë vettingut dhe mos thirr si një hileqar i dëshpëruar njerëzit në rrugën tënde, për të bllokuar vettingun, drejtësinë, Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy