
Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi arsyet e ndryshimit të trurit mes njeriut dhe “familjarëve tanë primitivë” duke mbledhur qeliza nga njerëzit, shimpanzetë dhe gorillat.
Testet në "organoidet e vogla të trurit" zbulojnë një ndërprerës molekular deri më tani të panjohur që kontrollon rritjen e trurit dhe e bën organin e njeriut tre herë më të madh se trurin tek majmunët e mëdhenj.
"Ajo që ne shohim është një ndryshim në sjelljen qelizore që lejon trurin e njeriut të rritet më shumë", tha Dr. Madeleine Lancaster, një biologe në Laboratorin e Biologjisë Molekulare të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Kembrixh. "Ne jemi në gjendje të llogarisim pothuajse të gjithë ndryshimin e madhësisë", shton ajo.
Truri i shëndetshëm i njeriut zakonisht arrin rreth 1500cc në moshë madhore, afërsisht tre herë më i madh se truri i një gorille që është 500cc, shkruan The Guardian.
Në një përpjekje për të kuptuar procesin, Lancaster dhe kolegët e saj mblodhën qeliza, shpesh të mbetura nga testet mjekësore ose operacionet, nga njerëzit, gorillat dhe shimpazhat dhe i riprogramuan ato në qelizat burimore. Ata më pas i rritën këto qeliza në një mënyrë të tillë që ata të shndërroheshin në organoide të trurit disa milimetra.
Modelimi matematik i procesit tregoi se ndryshimi në përhapjen e qelizave ndodh aq herët në zhvillimin e trurit, sa që në fund të fundit çon në një dyfishim të afërt të numrit të neuroneve në korteksin cerebral të njeriut të rritur krahasuar me atë të majmunëve të mëdhenj.
Studiuesit vazhduan të identifikojnë një gjen që është thelbësor për procesin. I njohur si Zeb2, ai aktivizohet më vonë në indet njerëzore, duke lejuar që qelizat të ndahen më shumë para se të piqen. Testet treguan se aktivizimi i Zeb2 më shpejt në organoidet e trurit të njeriut i bëri ato të rriten më shumë se ato të majmunit.



