Banorët e “5 majit” protestojnë para bashkisë: Shtet banditesk! S’kemi firmosur asnjë akt-marrëveshje (VIDEO)

Banorët e “5 majit” protestojnë para bashkisë: Shtet banditesk! S’kemi firmosur asnjë akt-marrëveshje (VIDEO)

Banorët e lagjes “5 maji” kanë protestuar sot para bashkisë së Tiranës, kundër shembjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit të rindërtimit. Duke folur për mediat banorët shprehen se nuk jetojmë në një shtet ligjor, por banditesk, duke theksuar se nuk kanë firmosur asnjë akt marrëveshje.

Në një prononcim për mediat, nënë Liza, e cila u bë simbol i protestave tha:

Dua që kryetari i bashkisë dhe qeveria të marrin masa, të në gjejë shtëpi dhe të na strehojë. Pallatet i ka të bëra nuk po fusin njeri brenda. Pse të rrimë rrugëve ne? Kam marrë një shtëpi me qira, por duhen lekë. Nuk aplikoj për bonusin e qirasë. Derisa të marr shtëpinë do dalë në protestë ditë për ditë. Me 100 mijë lekë pension ku të jetoj?! Futën djalin tim në burg, i mbajtën tre ditë brenda. Për çfarë i mbajtën? Shtëpia, gruaja, arma, nuk i lëshohet kujt. Nuk dua shtëpi sociale. Jam me të drejtën e Zotit. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë…Kemi ngelur në rrugë të madhe. Policia të mos kapet me ne më! Të shohin egër, nuk jemi kriminalë”.

Ndërkaq një tjetër banor i lagjes “5 maji”, Gjin Nikolli, shprehet:

Çfarë problemi kanë këta shtetarë me u taku me banorët? I nxjerrin ligjet vetë dhe nuk i zbatojnë. Nuk njohin Kushtetutën që e mbron pronën me ligj. Nuk njohin vendimet e tyre në Parlament. Policia na hodhi gaz nga 1 vjeç në 90 vjeç.  Si e zbatoka ligjin për bashkinë dhe nuk e zbaton për mua si qytetar që i kërkoj ndihmë policisë. Në vend që të më mbrojë më nxori me dhunë prej shtëpie. Nuk jetojmë në një vend ligjor. Ka ligje shumë të mira por, nuk zbatohet. S’ka më shtet të ligjit por të banditit. I bëjmë thirrje firmën të kontaktojë me ne. Pa u marr vesh me ne të mos ndërtojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy