
Brenda pak çasteve dy aksidente janë rregjistruar në vendin tonë.
Konkretisht në Fier një makinë ka përplasur çiftin e të moshuarve, të cilët po tentonin të kalonin rrugën. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Ndërkohë në Tiranë dy këmbësorë janë përplasur gjatë kohës që po ecnin në trotuar, pasi një makinë ka humbur kontrollin dhe i ka marrë para. Aksidenti ka ndodhur, rreth orës 18:10, në Unazë të Re, ku mjeti me drejtues shtetasin E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës, dhe më pas ka aksidentuar dy shtetase këmbësore H. Sh., 70 vjeçe dhe A. Sh., 47 vjeçe, të cilat u dërguan në spital.



