OBSH: Numri i rasteve me fruth është 30-fishuar në Europë

OBSH: Numri i rasteve me fruth është 30-fishuar në Europë

Numri i personave me fruth në Europë është 30-fishuar në vitin 2023 në krahasim me shifrat e një viti më parë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga OBSH  e cila paralajmëron se numri i personave që preken nga fruthi është ende në rritje dhe nevojiten masa urgjente për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Më shumë se 30,000 njerëz u infektuan në 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022.

Sipas OBSH-së kjo situatë vjen për shkak se gjatë pandemisë Covid 19 më pak fëmijë janë vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje.

Duke folur për situatën në Evropë, Hans Kluge, drejtor rajonal në OBSH, tha:

Ne kemi parë, në rajon, jo vetëm një rritje 30-fish të rasteve të fruthit, por edhe afro 21,000 shtrime në spital dhe pesë vdekje të lidhura me fruthin. Kjo është shqetësuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy