Dy gjyqtarë dhe një prokuror kalojnë “provimin” e vetingut

Dy gjyqtarë dhe një prokuror kalojnë “provimin” e vetingut

Dy gjyqtarë kanë arritur me sukses të kalojnë rrjetën e vetingut. Dritan Hallunaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pas dhënies së vendimit, gjyqtari Hallunaj e cilësoi procesin e rivlerësimit si një provë të vështirë, pavarësisht raportit pozitiv të dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.

Të njëjtin vendim pozitiv, trupa e gjyqtarëve të Komisionit dha edhe për gjyqtaren e Tiranës, Brunilda Kadi, e cila e pasoi vendimin e rikonfirmimit me një tjetër të dytë.

Vetë gjyqtarja e Tiranës, Brunilda Kadi, e cilësoi vendimin e dytë si mjaft befasues, ndërsa i qëndron besnike vendimmarrjes së saj, për çështjen në fjalë.

Një tjetër vendim rikonfirmimi në detyrë u dha edhe për prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Gjyqtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shprehën votën “pro” vijimit në punë, të prokurorit Muci.

Ndërkohë pas shkarkimit të shumë gjyqtarëve, të cilët nuk kanë mundur dot të kalojnë vetingun, janë hedhur poshtë edhe kandidatura gjyqtarësh, të cilët kishin aplikuar për pozicionin e anëtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Lidhur me këtë shqetësim, ndoshta të paparashikuar nga Gjykata e Lartë, e cila edhe vetë ka mbetur me 4 anëtarë nga 19 në total, ka shpallur thirrjen për anëtarë, për në KLGJ. Gjykata e Lartë kërkon kandidatë për gjyqtarë të gjykatave të apelit jashtë Tiranës.

"Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë, brenda datës 15 shtator 2018", thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy