PD denoncon: PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues (VIDEO)

PD denoncon: PS dhe Bashkia e Tiranës kapen me zë dhe me figurë duke blerë votues (VIDEO)

PD ka publikuar një video ku akuzon qeverinë se po vjedh votat dhe po i ble ato. PD ka publikuar një video ku sipas tyre në Tiranë është blerë vota.

“Edi Ramës u duhet pjesëmarrja. Ai ka vënë sërish skenën kriminale të blerjes së votave. Ne kemi marrë mijëra denoncime. Në videon pas pak do të shikoni videon, ku  kryhet krimi penal nga blerja e votës, nga Rama dhe kriminelët e tjerë.

Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat i përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

 Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë!

 Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj!

 Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!

 Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjtoz!”, shprehet Edi Paloka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy