Qëndrimi i Turqisë për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO nuk ndryshon.
Këtë deklaratë e përsëriti presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në një takim.
“Ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë derisa kërkesat tona të plotësohen", tha presidenti turk në një referencë për fundin e mbështetjes për terroristët kurdë që Ankaraja kërkon nga Stokholmi dhe Helsinki.
Pas sulmit rus kundër Ukrainës, Finlanda dhe Suedia dorëzuan zyrtarisht kërkesat për anëtarësim në NATO.



