Vrasja në Kodër Kamëz/ Makina e djegur me targa të huaja, brenda saj një automatik (VIDEO)

Vrasja në Kodër Kamëz/ Makina e djegur me targa të huaja, brenda saj një automatik (VIDEO)

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore. Burime për MCN bëjnë me dije se makina e djegur në Institut që dyshohet se u përdor nga autoret është me targa të huaja.

Ndërkohë po verifikohen nëse targat janë regjistruar në ndonjë shtet. Në brendësi të saj u gjet një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se është arma e krimit.

Can Kariçi u gjet i plagosur në makinën e tij rreth orës 20:00 dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Viktima kishte lidhje me dy të rinjtë që u vranë në Astir.

30-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje.

Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur u arrestua ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje.

Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy