Dade: Koalicioni PS-LSI duhet të vijojë edhe në zgjedhjet e qershorit

Dade: Koalicioni PS-LSI duhet të vijojë edhe në zgjedhjet e qershorit

Deputetja socialiste, Arta Dade, thotë se kolaicioni PS-LSI duhet të vijojë pasi ka qenë i suksesshëm. Por Dade shton se Partia Socialiste të jetë e kujdesshme ndryshe nga se ka ndodhur në vitin 2013.

“Është një koalicion që ka funksionuar dhe besoj se s’ka arsye pse të mos vazhdojë. Reforma në drejtësi është një arritje dhe kemi arritur në një pikë ku ka nisur zbatimi. Kjo është vlerësuar”, u shpreh Dade në një intervistë për “Orën”.

Por lidhur me PDIU-në, Dade shpreh rezerva.

“Vendimet merren nga forcat politike. Në mënyrë të veçantë koalicioni me LSI-në duhet të vazhdojë. Funksionoi edhe nga zgjedhjet e 2013-s. Nuk kam të njëjtin mendim për forcën tjetër që na është bashkëngjitur. Është një tentativë që forcat më të vogël tentojnë të përdorin pushtetin për të konsoliduar partinë. Kjo ka ndodhur jo vetëm me PDIU por edhe me parti të vogla në 2005. Kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet bërë kujdes. Përgjithësisht, forcat politike vijnë në koalicion edhe në baza ideologjike”, thotë ajo.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy