
Një britanik është bërë fituesi i çmimit të madh të ‘EuroMillions’ për vitin 2021. Sipas BBC personi në fjalë ka arritur të fitojë shumën e përafërt me 40 milionë paund.
Bileta e tij përputhej me pesë numrat e rregullt dhe dy yjet me fat në shortin që u mbajt ditën e parë të 2021. Ekzaktësisht shumë e fituar nga personi në fjalë është 39,744,466.40 milionë paund.
Njohësi i kësaj llotarie që ka ndarë çmimet edhe më herët, Andy Carter, tha se edhe 10 persona kanë arritur të fitojnë mbi 1 milionë paund. Sipas Carter ata që kanë biletat fituese duhet të kontaktojnë Lotarinë Kombëtare ‘për të tërhequr çmimet e mëdha në 2021’.
Sa për referencë fituesi i çmimit të parë ka arritur të kalojë për pasuri ish-këngëtarin e One Direction, Zayn Malik, i cili ka 36 milionë paund.



