Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt vendi do të dalë nga "tuneli sfilitës" i pandemisë. I pranishëm në Bylis në Mallakastër, Rama u shpreh se kërkojnë mandatin e tretë, por që në fakt nuk vijnë nga dy mandate, por "nga një mandat dhe një luftë që nuk ka mbaruar ende".
Sipas Ramës, me ritmin me të cilin po ecën vaksinimi në vend, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit
"Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga 2 mandate por nga 1 mandat dhe nga një luftë që nuk ka mbaruar sepse i tillë ka qenë mandati ynë i dytë. Një luftë që do kishte gjunjëzuar shumëkënd, por jo qeverinë tonë, në përballjen me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme, një tërmet shkatërrimtar dhe më pas një pandemi që vjen njëherë në 100 vjet.
Rreth 15 muaj pas tërmetit të parë dhe 12 muaj pas pandemisë, ne tanimë jemi në avantazh sepse po ndërtojmë shkollat e reja, po kthejmë në shtëpi familjet që humbën çatinë në pak sekonda, po ndërtojmë lagje të reja dhe po kryejmë vaksinimin masiv, siç nuk po ndodh në vendet rrotull nesh. Me organizimin që kemi bërë dhe me këto ritme, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie", tha Rama.
Më tej ai ka sulmuar edhe kreun e PD-së Lulzim Bashën se me grumbullimet që po bën përgjatë fushatës zgjedhore po përhap infeksionin dhe kjo sipas kryeministrit është për të vënë duart në kokë që ata nuk kanë reflektim.
"Ndërkohë që ne vaksinojmë dhe përpiqemi ditë-natë që të sigurojmë dozat e vaksinave. Ata infektojnë çdo ditë dhe insistojnë çdo ditë në këtë faj duke dhënë justifikime për ditë që kërkon të udhëheqë një popull të tërë. Ne i themi vini maskat, por ata i heqin nga entuziazmi. Këto nuk janë justifikime të një udhëheqjeje. Ndërkohë që udhëheqja e tyre, siç e ka çuar Shqipërinë në qorrsokak, po çon në qorrsokak njerëzit e vetë. Në atë të përballjes me plagë dhe mos e dhëntë Zoti me humbje jete. Kjo nuk është fantazi. Shikoni çfarë ndodhi në Mal të Zi. Ata janë ata që janë, nuk i zgjedhim dot ne. Në demokraci nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Nga ana tjetër s’ua plotësomë dot dëshirën që mos të flasim për ta. Do flasim për ta, për sa kohë që ka mundësi që njerëzit e arsyeshëm të dëgjojnë dhe kuptojnë. Janë disa që na thonë; ç’keni ju me ata, por ju ku e keni programin. Programi ynë është vizioni, karakteri ynë. Ne kemi një plan se çfarë do të bëjmë në çdo sektor. Kemi një plan veprimi për punët në vazhdim dhe për mbështetjen që do ua japim të gjithëve.
Dilnin nga ashtu, ngjitur me njëri-tjetrin dhe që humbën jetë. Por nga ana tjetër, ndikuan që infektimet të rriteshin në kohë shumë të shkurtër, ndërkohë që ishin njerëzit më pak të prekura. Sot Mali i Zi paguan etjen për vota e pushtet. Megjithatë ata janë ata që janë, kjo është demokracia, nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Por nuk ua plotësojmë dëshirën për të mos folur për ta. Do flasim për ta. Për aq kohë sa ka mundësi që njerëzit të dëgjojnë dhe të kuptojnë. Edhe pse mund të jenë të mërzitur me ne", deklaroi Rama.



