Moti ekstrem në Europë mund të vrasë 152 mijë njerëz deri në vitin .....

Moti ekstrem në Europë mund të vrasë 152 mijë njerëz deri në vitin .....

Moti ekstrem mund të vrasë deri në 152,000 njerëz në vit në Europë deri në vitin 2100, nëse nuk bëhet asgjë për të parandaluar efektet e ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët.

Numri është 50 herë më i lartë, thanë studiuesit e revistës "Planetary Health The Lancet".  

Valët e nxehtësisë do të shkaktojnë 99% të të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga moti dhe Europa e jugut preket më shumë.  

Nëse nuk bëhet asgjë për të ulur efektin  e gazrave serë dhe për të përmirësuar politikat reduktuese të ndikimit ndaj kushteve ekstreme të motit, studimi nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Europian thotë se vdekjet e shkaktuara nga moti ekstrem mund të rriten nga 3000 persona gjatë viteve 1981-2010 deri në 152,000 gjatë viteve 2071-2100.

Dy në tre persona në Europë do të preken nga fatkeqësitë deri në vitin 2100, kundrejt një shkalle prej 1 në 20 në fillim të shekullit.

Hulumtimi analizoi efektet e shtatë llojeve më të rrezikshme të elementëve  të lidhura me motin si valët e nxehtësisë, goditjet nga stuhitë, zjarret, thatësirat, përmbytjet e lumenjve dhe bregdeteve dhe cunamet  në vendet e BE-së.

Paralajmërimet e shkencëtarëve  tregojnë se i nxehti konstant do të jetë 44C.

"Ndryshimi i klimës është një nga kërcënimet më të mëdha globale për shëndetin e njeriut në shekullin 21 dhe rreziku i tij ndaj shoqërisë do të lidhet gjithnjë e më shumë me rreziqet e shkaktuara nga moti. Nëse ngrohja globale nuk do të parandalohet nëpërmjet masave të duhura, rreth 350 milionë europianë do të jenë të ekspozuar ndaj kushteve ekstreme klimatike në fund të shekullit “, tha Giovanni Forzieri, një nga autorët e studimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy