Një aksident është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër pasditen e kësaj të mërkurë.
Burime për MCN bëjnë me dije se një drejtuese mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Fatmirësisht drejtuesja e mjetit ka marrë vetëm disa lëndime të vogla.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



