Rrëfimi Nuredin Dumanit/ Bregu: Procesi më i rëndësishëm në botën e krimit, vrasjen e kishin kthyer në zanat

Rrëfimi Nuredin Dumanit/ Bregu: Procesi më i rëndësishëm në botën e krimit, vrasjen e kishin kthyer në zanat

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar mbi deklaratat e dhëna së fundmi në gjykatë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për të cilin u shpreh se ky ëhstë një nga proceset më të rëndësishëm të krimit sepse kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.

Ai tha se deklaratat e fundit lidhet me një histori personale mes dy shokëve dhe kjo kalon përtej krimit, ndërsa theksoi se rëndësi duhet të ketë cilësia e debatit të tij.

Drupal Ad

Informacioni i fundit ishte pikërisht me Qolin dhe kanë një histori të vjetër bashkë, kanë një proces më të rëndësishmin në krim dhe është ky për arsyen se këta ishin të gjithë vrasës me pagesë dhe është fat i Shqipërisë që pjesa më e madhe e tyre janë në burg.

Se flasim për krimin e organizuar, por këta vrasjen e jetës e kishin kthyer në zanat dhe në një moment janë të tmerrshëm kur thonë kam ngelur pa punë më gjej një vrasje. E quajnë punë, profesion. Përplasjet kanë nisur sepse pikërisht një prej vëllezërve të atij që Nuredin Dumani kishte pirë gjak dhe ishin kthyer në vëllezër kanë nisur problemet, por ka një histori midis të dyve e cila lidhet me një çështje të brendshme familjare mes dy personave.

Ka pasur një histori që brenda shokëve nuk mund të ndodhi dhe duke qenë se ka ndodhur një gjë e tillë, dyshohet për një marrëdhënie seksuale brenda shoqërisë, dhe këtu kanë nisur debatet sepse ai dyshohet që mund ta rëndojë.

Kur ka ardhur te pika që kanë një histori ai përpiqet t’ja rrëzojë këtë dëshmi dhe bëhet fjalë për nën dëshmi vrasje nënë e bir, pra kanë vrarë dhe një grua. Ajo që duhet të hapet debate është cilësia e debatit të tij, është procesi i vetëm që nuk të lënë të futesh aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy