Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një i ftohtë polar ku temperaturat kanë pësuar rënie.
Lidhur me situatën e krijuar në Dibër, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV prefekti i qarkut Dibër z. Nexhedin Shehu, tha se temperaturat pritet të pësojnë akoma më shumë rënie në dy ditët në vijim.
Ai tha se momentalisht trashësia e dëborës arrin ën 30 cm, por Rruga e Arbrit fatmirësisht është e kalueshme ndërsa janë marrë të gjitha masat për çdo situatë.
Temperaturat janë të ulëta, ndërsa pritet që nesër dhe pasnesër të ketë akoma më shumë rënie të tyre. Trashësia e borës arrin në 30 cm, ndërsa pas disa kufizimeve me energji elektrike në disa zona aktualisht që flasim kemi furnizim në të gjithë qarkun.
Rruga e Arbrit ka prezencë të akullit, megjithatë është e kalueshme nga të gjithë dhe nuk paraqet probleme. Po rrimë në kontakt me të gjithë kontraktorët dhe emergjencat civile dhe të gjithë njerëzit janë në gatishmëri për çdo situatë.



