Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të Hamasit në Gaza, Mohammed Shinwar.
Duke folur para parlamentit izraelit, Netanyahu e përfshiu Shinwarin në listën e udhëheqësve të Hamasit që janë eliminuar nga Izraeli.
Në 600 ditë të luftës së ringjalljes, ne kemi ndryshuar fytyrën e Lindjes së Mesme.
I kemi dëbuar terroristët nga territori ynë, kemi hyrë me forcë në Rripin e Gazës, kemi eliminuar dhjetëra mijëra terroristë, kemi eliminuar Mohammed Deif, Ismail Haniyeh, Yahya Sinwar dhe Mohammed Sinwar.
Mohammed Sinwar, 49 vjeç, ishte vëllai më i vogël i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u vra nga forcat izraelite tetorin e kaluar.
Bazuar në atë që dihet deri më tani, Mohammed Sinwar ishte shënjestra e bastisjes izraelite që u zhvillua në zonën e Khan Yunis më 13 maj.



