Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave për kufizimin e jetës publike

Mijëra gjermanë protestojnë kundër masave për kufizimin e jetës publike

Mijëra gjermanë kanë protestuar kundër kufizimeve të jetës publike.  Në Stuttgart, morën pjesë 5000 protestues, edhe në Mynih, shumë më tepër njerëz se numri i lejuar prej 1 000 personave, donin të shkonin në Theresienëiese, ku zhvillohet çdo vit festa e famshme e birrës (Oktoberfest). Por policia e kishte bllokuar territorin, prandaj edhe njerëzit në fillim u radhitën rreth e përqark zonës së protestës, derisa i shpërndau policia. Protestuesit ishin në përgjithësi paqësorë dhe iu përmbajtën kushtit të vënë nga Bashkia e Mynihut për të ruajtur distancën prej 1,5 metrash. Protesta zgjati dy orë.

Tubime u zhvilluan edhe në qytete të tjera gjermane, si Berlin, Nuremberg, Leipzig, Bremen dhe Frankfurt. Në shumë vënde kishte edhe kundërprotesta. Në banderola shiheshin mbishkrime si “Dinjiteti i njeriut është e mira më e madhe, jo shëndeti i tij”, “Maskat nuk ndihmojnë kundër gënjeshtrave” ose “Stop vaksinimit”.

Protestat kundër masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit korona po zhvillohen tashmë prej disa javësh në Gjermani.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy