‘Progres në promovimin e gruas në polici’, Veliu: Përbëjnë 14.4% të strukturave tona

‘Progres në promovimin e gruas në polici’, Veliu: Përbëjnë 14.4% të strukturave tona

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu gjatë një trajnimi “mbi promovimin e barazisë gjinore dhe dhunës në familje”, tha se edhe policia ka bërë progres të rëndësishëm mbi promovimin e gruas në Polici.

Ai gjatë fjalës së tij tha se aktualisht në polici janë të punësuara 14.4% me total 1663 gra, ndër të cilat 9.8% janë të pajisura me grada shkencore, ndërsa po punohet për rritjen e përqindjes më tej të grave drejtuese në polici duke hapur konkurrimin e drejtë sipas ligjit.

Në kuadër të promovimit të qeverisjes së përgjegjshme gjinore dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, kemi ndërmarrë hapa të shumtë në drejtim të përforcimit të politikave për barazi gjinore, me qëllim krijimin në vend të një shoqërie që vlerëson barazinë gjinore si një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe zero tolerancë kundër dhunës me bazë gjinore.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka bërë një progres të rëndësishëm mbi promovimin e gruas në Polici, përfshirjen e tyre në një sërë trajnimesh, si dhe ngritjen e tyre në pozicione drejtuese”, tha Veliu.

Ai shtoi se nën sloganin “Dëgjo, Beso, Mbështet”, Policia e Shtetit dhe punonjësit e saj do të kenë prioritare avancimin e barazisë gjinore, parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe në mënyrë specifike fuqizimin e rolit koordinues e monitorues të mekanizimit kombëtar të barazisë gjinore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy