Putin urdhëron ndryshimin e kontratave me Europën: Gazi rus të paguhet në rubla

Putin urdhëron ndryshimin e kontratave me Europën: Gazi rus të paguhet në rubla

Rusia ka njoftuar se nuk do të pranojë më pagesa në dollarë dhe euro për gazin e saj të dërguar në Europë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë të nxjerrë një direktivë që detyron Gazprom të ndryshojë kontratat e furnizimit me gaz me “vendet armiqësore” në pagesë me rubla.

Përkufizimi “armiqësorë” lidhet me vendet që kanë miratuar sanksione kundër Rusisë për luftën e nisur me Ukrainën.

Sipas Presidentit rus, siç raporton Kommersant, furnizimi me mallra ruse në Bashkimin Europian dhe SHBA dhe marrja e pagesave në dollarë dhe euro “nuk ka kuptim për ne”.

Pas lajmit, rubla ka rikuperuar ndjeshëm vlerën në bursën e Moskës. Rusia, tha Putin, do të vazhdojë të furnizojë gaz “në bazë të vëllimeve dhe sipas parimeve të çmimeve të përcaktuara në kontrata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy