
Gazetari Mentor Kikia thotë se puna e deritanishme e prokurorisë për zbardhjen e aferës së inceneratorëve duhet përshëndetur. Megjithatë, ajo është ende vetëm një pjesë e të gjithës.
Duhet përshëndetur, ka njerëz në burg. Komisioni i prokurimit ka përfunduar në burg. Ai që ka në dorë firmën ka përgjegjësi. Jep dorëheqjen nëse të kërkojnë të firmosësh përkundër ligjit. Shpresoj që prokuroria të jetë duke hetuar. Deri tani hetimet janë mbyllur vetëm brenda Ministrisë së Mjedisit. Nuk mendoj që Ministria e Financave të ketë qenë e painformuar.



