Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar si Bordin e “rrjepjes” së qytetarëve, Bordin e Transparencës, duke shtuar se punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij.
Jemi së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që bordi i rrjepjes së shqiptarëve, që përmes çmimeve spekulative të naftës po iu bën shqiptarëve të thjeshtë. Është e qartë që kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele me të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi në vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë në Shqipëri nafta. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, por vetëm këtu punohet për funksion të oligarkut Rama dhe ogiçeve të tij. 50% ulje të akcizës për naftën në Shqipëri, U bë kaq kohë që janë propozuar nga opozita, nga partia e Lirisë, siç është pezullimi i taksës së qarkullit, por asnjë respektim”.
Sa i takon çështjes së detit, kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se ka shumë fakte lidhur me dëmet e jashtëzakonshme që Rama i ka shkaktuar Shqipërisë. Meta shton se për këtë çështje ka vënë në dijeni Parlamentin, përmes një letre.
Për çështjen e detit kam kaq shumë fakte, prova, të dëmeve të jashtëzakonshme që Rama i ka shkaktuar interesave të Shqipërisë. Çështja e detit është një kryeaferë shumë e rëndë. Do t’u lutesha të gjithëve që të mos bien në lojën e Ramës për të nxitur retorika anti-greke, sepse Greqia ka qenë në të drejtën e saj për gjetur një zgjidhje. Problemin s’e kemi nga Greqia, e kemi vetëm me Edi Ramën. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit, pa diskutim. I kam çuar një letër Kuvendit, dy ditë para se të lija detyrën, u kam çuar vetëm një pjesë të dokumentimit të shqetësimeve serioze që vijnë si rezultat i lojravë të këtij personi, të papërgjegjshëm, aventurier, i marr peng nga gjithçfarë interesash”.
Ilir Meta deklaroi se mendon që Presidenti Begaj është në dijeni të letrës që i ka dërguar Parlamentit.
Ndër të tjera kreu i Partisë së Lirisë tha se:
Ka të dhëna që në bashkëpunim me grupet kriminale, kur ka ngjarje ku është e fokusuar qeveria e tij (Edi Ramës) dhe ky vet për korrupsion, nxisin edhe akte kriminale që të dalë në plan të parë kronika e zezë, për të shmangur vëmendjen"



