Astrologia Elena Demollari sjell parashikimin e horoskopit përmes letrave Tarot

Astrologia Elena Demollari sjell parashikimin e horoskopit përmes letrave Tarot

Edhe në këtë fillim jave, astrologia Elena Demollari hap letrat tarot për çdo shenjë. 

Për shikuesit e emisionit te mëngjesit “Zgjohu me MCN” ajo parashikoi horoskopin për një javë. 

Dashi

Kjo javë nis me çështje pune, kontrata dhe nënshkrime dokumentesh. Nëse keni çështje ligjore, kërkoni të drejtën tuaj me këmbëngulje. Disa tensione me eprorë mund t’ju pengojnë përkohësisht, por do gjeni rrugëzgjidhje. Jeni në pritje lajmesh që lidhen me një projekt dashurie, rikthim ose pajtim.

Demi

Kujdes nga personat materialistë apo manipulues. Java do ketë energji të ulëta, ndaj shmangni situatat negative. Mund të ndiheni emocionalisht të paqëndrueshëm, por do keni ngritje financiare. Mos veproni me sy mbyllur, këshillohuni para vendimeve.

Binjakët

Një person i tretë mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja. Shmangni konfliktet dhe debatet. Megjithatë, edhe pse ka sfida, do të arrini të dilni me sukses nga një situatë e vështirë – veçanërisht në konkurrencë apo punë.

Gaforrja

Ka humbje të mundshme në financa ose punë. Distancimi nga një partner mund të sjellë krizë emocionale. Ankthi dhe stresi janë të pranishëm, por me kreativitet do e kaloni këtë periudhë. Një lajm i mirë dhe një i keq do sjellin luhatje.

Luani

Pak bllokime mendore, sidomos nëse jeni në pritje të një vendimi ligjor apo zyrtar. Një përgjigje pozitive do vijë. Kujdes nga personat që ju lexojnë mendimet dhe duan t’ju kontrollojnë. Mund të vijë një udhëtim i papritur. Luani është në transformim të madh.

Virgjëresha

Një kurorë me debate, pra, një marrëdhënie e trazuar. Kreditë ose borxhet e së kaluarës ndikojnë. Megjithatë, vizat dhe dokumentet do marrin përgjigje pozitive. 

Fillime të reja, dritë jeshile për projekte. Jeni me fat këtë javë.

Peshorja

Mund të përballeni me çështje ligjore apo shtetërore. Do përjetoni luhatje emocionale dhe stres. Një person që keni humbur do ju kërkojë falje. Pas pengesave, lajmet e mira vijnë dhe në fund, fitoni në betejat ligjore.

Akrepi

Humbje në të kaluarën, financiare ose emocionale, por tani do përfitoni. Do keni një ngritje ekonomike dhe gjithçka do shkojë drejt realizimit të ëndrrave. 

Jeni në rrugë të mbarë dhe me fat.

Shigjetari

Ndjenja të këqija nga e kaluara po zhduken. Ngritje e papritur në punë ose financa. Kujdes nga manipulimet dhe mashtrimet. 

Mund të keni një konflikt për pronë, por në fund, arrini stabilitet. Një udhëtim jashtë vendit është i mundur. Nëse doni të shisni pronë, dëshira mund të realizohet.

Bricjapi

Keni kaluar periudha të vështira në dashuri, ndarje ose zhgënjim. Tani po e merrni situatën në dorë. Do firmosni dokumente të rëndësishme. Një përmirësim emocional dhe një përfitim i papritur financiar do ju nxjerrin nga krizat.

Ujori

Java nis me tensione. Një zhgënjim në punë ju ka lënë pas, por mos u dorëzoni. Kujdes me iluzionet, qëndroni me këmbë në tokë. Një udhëtim pune apo biznesi do ju sjellë përparim. Në dashuri ka pak paqartësi, por gjërat do qartësohen.

Peshqit

Një energji shumë pozitive për ju këtë javë! Kontrata, punë dhe dokumente do zgjidhen me sukses. Financat janë në rregull.

 Ka mundësi për rikthim në një marrëdhënie apo partneritet të mëparshëm. Për disa, kjo javë sjell lajme për një shtatzëni apo lindje, shumë fat për ju!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy