Zusi: Të hetohet penalisht zhvlerësimi i euros! Të merresh sot me eksport është vetëvrasje (VIDEO)

Zusi: Të hetohet penalisht zhvlerësimi i euros! Të merresh sot me eksport është vetëvrasje (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së eksportuesve Alban Zusi kërkoi një hetim penal lidhur me zhvlerësimin e lartë të euros në Shqipëri. Duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv Zusi vuri në dukje se Banka e Shqipërisë ka detyrimin dhe instrumentet për ruajtjen e kursit të këmbimit. Ai theksoi se zhvlerësimi i euros jo vetëm që ka goditur eksportet, por po godet edhe prodhimin vendas, bujqësinë dhe industrinë. Zusi vuri në dukje se sot të merresh me eksport është vetëvrasje. 

 

“Zonja Tabaku ka mbështetjen tonë në ato që thotë, por është paksa e vonuar, pasi ne eksportuesit kemi 6 vjet që e themi këtë histori. Paralajmëruam atë që tani e konfirmojnë shifrat e INSTAT-it, rënien e bujqësisë dhe industrisë. Është i gjithë sektori industrial në një krizë të thellë. Ka më pak konsum. Praktikisht shifrat e INSTAT-it konfirmojnë atë çka unë personalisht e kam thënë që në 2018-ën kur filloi trendi i rënies, që përkon me marrjen e drejtimit të BSH nga z.Sejko, por veçanërisht në 2023, ne e kemi thënë, duhet ndërprerë kjo hemorragji ekonomike. Pas eksportuesve do goditet prodhimi vendas, kjo po ndodh, bujqësia dhe industria de facto janë frenuar, dhe shenjat janë jashtëzakonsht të këqija. S’e kisha menduar kurrë që euroja do shkonte më pak se 1 mijë lekë! 

 

Situata është shumë e rëndë. Pothuajse të gjithë po përpiqemi t’i ikim eksporteve. E kam ulur nga 90 për qind eksporte biznesin ne 55-60 për qind. Të vazhdosh me eksport është vetëvrasje. Problemi në thelb lidhet me euron. S’duam ta pranojmë por ky është realiteti. Produktet e fermerëve janë 30-40 për qind më pak konkurruese. Zhvlerësimi i euros duhet hetuar edhe penalisht. Qysh në atë kohë kemi hedhur idenë e një hetimi, BSH i ka të gjitha instrumentet dhe e kanë detyrim edhe ruajtjen e kursit të këmbimit, që është bërë shqetësues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy