Lezhë/ Shtëpia përfshihet nga zjarri, shkrumbohet një nga dhomat e banesës (VIDEO)

Lezhë/ Shtëpia përfshihet nga zjarri, shkrumbohet një nga dhomat e banesës (VIDEO)

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen "Skënderbeg" të Lezhës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderushme, duke shkrumbuar një nga dhomat, por fatmirësisht nuk kemi asnjë person të lënduar. Korrespondenti i Mcn Tv Juli Simoni në një raportim nga Lezha bën me dije: 

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Lezhës. Është përfshirë nga flakët një banesë 1-katëshe. Fatmirësisht s’ka persona të lënduar, pasi në momentin e zjarrit familjarët s’ishin brenda shtëpisë. Kanë qenë fqinjët që kanë konstatuar flakët dhe menjëherë kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, dhe më pas kanë njoftuar zjarrfikësen, ku këta të fundit kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri është shkrumbuar plotësisht njëra nga dhomat e shtëpisë, ndërsa pjesa tjetër është arritur të shpëtohet. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e lënies ndezur të një rezistence me korrent që përdorej për ngrohje në dhomë. Dëmet brenda dhomës janë të konsiderueshme. Familja fatkeqësisht jetonte edhe në kushte të vështira ekonomike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy