Kryetari i zgjedhur i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja i ftuar në emisionin “Stay Tuned” në MCN, tha se është i hapur për të bashkëpunuar si me Erion Veliajn ashtu e me Edi Ramën për çfarëdolloj projekti që i shërben qytetit të Kavajës.
Jo vetëm me Erion Veliajn, Edi Ramën, por me cilindo që i shërben qytetit të Kavajës. Nëse është për një të mirë që është e përbashkët absolutisht do i shtri dorën dhe do të jem bashkëpunues. Çfarë është e mirë për qytetin e Kavajës, Fisnik Qosja është i hapur për të gjithë. Pavarësisht se jam i djathtë, unë jam qytetari i parë i Kavajës dhe jam për të djathtë e të majtë.



