Xhihadistët vrasin gjashtë persona në kishën katolike në Burkina Faso

Xhihadistët vrasin gjashtë persona në kishën katolike në Burkina Faso

Disa sulmues xhihadist kanë djegur një kishë gjatë meshës dhe kanë vrarë gjashtë vetë, duke përfshirë një prift, në Burkina Faso, thonë zyrtarët.

Sulmi në mëngjes ndodhi në qytetin verior të Dablo, thanë burimet e sigurisë dhe zyrtari lokal, transmeton  BBC.

Kryebashkiaku i qytetit, Ousmane Zongo, përshkroi panikun në qytet, derisa ndërtesat e tjera u dogjën dhe një qendër shëndetësore u plaçkitë.

Sulmuesit, që besohet të ishin mes 20 deri në 30 vjeç, dogjën kishën .Ata filluan të qëllonin ndërsa grumbulli i besimtarëve në kishe u përpoq të ikte", tha kryebashkiaku i Dablo, Ousmane Zongo.

Një prift ishte ndër ata që u vranë në sulmin që ndodhi në orën 9 me orën lokale,  tha kryebashkiaku Zongo.

Dhuna xhihadiste është ndezur në Burkina Faso që nga viti 2016 dhe ky është sulmi i tretë në një kishë brenda pesë javësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy