Përgjimet e SKY/  GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët

Përgjimet e SKY/ GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy të tjerët

GJKKO ka pranuar kërkesën e bërë nga SPAK për të lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajezin e Besmir Muratin.

Kujtojmë që SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe akuza të tjera. 

 

NJOFTIMI

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më  datë  14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A ...etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.

2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të  K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë  17.11.2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A ...etj.

3. Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A  është bërë më datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A. 

4. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë 23.11.2023, vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy