Angela Merkel mbron lidhjet me Rusinë dhe bllokimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Angela Merkel mbron lidhjet me Rusinë dhe bllokimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i tha BBC-së se marrëveshjet për gazin që ajo bëri me Rusinë kishin për qëllim të ndihmonin firmat gjermane dhe të ruanin paqen me Moskën.

Ajo gjithashtu këmbënguli se lufta me Ukrainën do të kishte filluar më herët nëse ajo nuk do të kishte bllokuar hyrjen e Kievit në NATO në 2008.

Angela Merkel udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet. Ajo ishte në detyrë gjatë krizës financiare, krizës së emigrantëve të vitit 2015.

"Ne do të kishim parë një konflikt ushtarak edhe më herët. Ishte plotësisht e qartë për mua se presidenti Putin nuk do të kishte qëndruar duarkryq dhe të shihte Ukrainën të bashkohej me NATO-n.Dhe në atë kohë, Ukraina si vend me siguri nuk do të ishte aq e përgatitur sa ishte në shkurt 2022", u shpreh ajo. 

Megjithatë duket se nuk është në një linjë me Merkelin Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai e përshkruan vendimin Merkelit, të mbështetur nga presidenti i atëhershëm francez, Nicolas Sarkozy, si një "llogaritje të gabuar" të qartë që trimëroi Rusinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy