Studime jashtë? Marku: Mos u bëni truri që ikën, bëhuni shpresa që qëndron

Studime jashtë? Marku: Mos u bëni truri që ikën, bëhuni shpresa që qëndron

Irma Marku, mësuese, analizoi në studion e MCN Informacion arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen jashtë vendit për të studiuar. Ajo tha se është mungesa e mundësive dhe mosfunksionimi siç duhet i të gjitha hallkave të shoqërisë ajo që i shtyn të rinjtë të zgjedhin universitetet jashtë. 

Flasim për diploma të forta. Por duhet të kuptojmë çfarë humbim. Ka gjëra që e diferencojnë pjesën e qëndrimit jashtë shtetit me këtu. Ne nuk mund të jemi truri që ikën, por shpresa që qëndron. Populli ynë ka një shprehje të bukur: më mirë i pari i katundit apo i fundit i qytetit? Mendoni se jashtë do na shtrohet tapeti i kuq. Ndalemi edhe te ana financiare. Jo të gjitha familjet e përballojnë. 

Unë jap lëndën më të bukur, gjuhën dhe letërsinë. Por ai nxënësi nuk ka mundësi të blejë çdo libër. Biblioteka Kombëtare ka kohë që i ka mbyllur dyert. Për mua nuk është thjesht një alternativë pro dhe kundër. Është thjesht mungesë dëshire për të luftuar si komunitet. Përpos indiferencës, ne u ikim përgjegjësive. 

Ajo që na ndodh ne në klasat e vitit të parë është numri gjithnjë e më i vogël i nxënësve në vitet e para dhe numri gjithnjë e më i madh i maturantëve që duan të ikin. 

Nuk ka pavarësi të universiteteve. Akademia e Shkencave ka rreshtur së funksionuari si e tillë. Kemi rastin e shkollave si shkolla “Beqir Çela” që dilnin profesionistë. Nuk janë më këto. Nëse meritokracia nuk bëhet fokus kryesor, nuk do të ecim përpara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy