
MCN ka mësuar se takimi Meta-Kim ka qenë me iniciativë të ambasadores amerikane. Lidhur me këtë, gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se ai nuk ka qenë një takim kokë më kokë dhe se Kim po gabon sërish me ndërhyrjen e saj.
Papa shprehet se në takim është folur për non gratën e Berishës, por që sipas tij lista e zezë me politikanët shqiptarë është më e gjerë. Ai tha se diplomacia është e çuditshme dhe se gjuha diplomatike është e vështirë për tu kuptuar nga të kuptohet nga politikanët shqiptarë.
Kim dhe Meta nuk kanë pasur një takim kokë me kokë. Një diplomate e lartë mund të bëjë takime dhe me parti politike, por e ka të ndaluar nga Washingtoni të ndërhyjë, zonjusha kërkon të përçajë opozitën. Pra në atë takim është folur për non gratën. Nga ana tjetër Kim është e vështirë të lexohet është përpjekur me Bashën të përçajë opozitën, ka dështuar tani kërkon të përdorë Metën, por gjuha diplomatike është e vështirë të kuptohet nga politikanët shqiptarë. Është orvatje për të përçarë opozitën se deri ku do shkojë LSI, dhe them se Kim po gabon përsëri duke u bërë pjesë e politikave lokale me ndërhyrjet e saj. Berisha mund ta kontaktojnë vetë, por pa përfunduar gjyqi në Francë ne na është thënë se lista e zezë me politikanët shqiptarë është më e gjerë. Ne duhet të rrimë dhe të presim. Diplomacia është e çuditshme, gjuha diplomatike e vështirë të kuptohet nga politikanët shqiptarë.



