Kotzias sfidon qeverinë: Publikoni letrën e dorëheqjes (VIDEO)

Kotzias sfidon qeverinë: Publikoni letrën e dorëheqjes (VIDEO)

Mbetet e paqartë arsyeja e dorëheqjes së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, një vendim që erdhi krejt papritur dy ditë më parë, fill pas një mbledhjeje të ashpër qeverie. Pas deklaratës së zëdhënësit të qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, se dorëheqja ishte e pakuptimtë, ka reaguar vetë Kotzias. Ai kërkoi nga qeveria e drejtuar nga Aleksis Tsipras të publikojë letrën e dorëhqjes, në 9 faqet e së cilës ka përshkruar detajisht arsyet e vendimit të tij.

"Ju duhet të publikoni letrën time të dorëheqjes. Në ato 9 faqe, kam shpjeguar përse u largova", mësohet të ketë thënë Kotzias, i cili kritikoi në distancë sërish ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos, në lidhje me qëndrimet e shprehura prej tij për marrëveshjen me Maqedoninë, gjatë vizitës në Uashington.

"Një rol i tillë i takon kryeministrit dhe më pas ministrit të Jashtëm. Nuk i takon Kamenos të bëjë diplomaci", ka thënë Kotzias, duke hedhur më tej poshtë akuzat e ministrit të Mbrojtjes për shpërdorim të fondeve. E në fakt kjo mendohet se ka qenë një shkëndijë e fortë e debatit mes Kotzias dhe Kamenos, pasi ky i fundit e akuzoi se ka keqmenaxhuar qëllimisht fondin sekret. Ndërkohë që Kotzias përgënjeshtroi akuzat përmes nismës së tij ligjore për të zgjeruar kontrollin ndaj fondit sekret edhe në ministri të tjera.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy