Komiteti i Ekspertëve: Na duhet edhe një javë për të vlerësuar masat kufizuese (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve: Na duhet edhe një javë për të vlerësuar masat kufizuese (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve e vlerëson të qëndrueshme situatën e Covid-19 në Shqipëri. Sa i takon masave kufizuese, ekspertët thonë se u duhet edhe një javë për të vlerësuar saktësisht nëse ka nevojë për të shtuar të tjera.

Do na duhet edhe një javë tjetër për të parë nëse do të na duhen masa të tjera. Vlerat  kanë qenë të qëndrueshme”, tha kryetarja e Komisionit të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Drejtoresha e Përgjithshme i Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se javën që lamë pas ka pasur një rënie të incidencës.

Aktualisht, incidenca është 356 raste për 100 mijë banorë.

Sipas Ficos, kjo shifër mbetet më e ulët nga të vendet e rajonit që është 848 raste për 100 mijë banorë dhe me e ulët se vendet e Bashkimit Evropian që e kanë 510 raste për 100 mijë banorë.  

"Në prefekturat me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndjekur Gjirokastra dhe Lezha. Vihet re një qëndrueshmëri në spitalet COVID, por ka një rritje  të lehtë të personave që kanë nevojë për terapisë intensive. Përqindja e humbjeve të jetës vijon të jetë 2.1 përqind", tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy