Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë mbledh industrialistët

Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë mbledh industrialistët

Rreziku nga mbërritja e virusit të Gripit të Shpendëve në vendin tonë dhe masat paraprake që duhen ndërmarrë, ka detyruar sot Zëvendësministrin e Bujqësisë, Roni Telegrafi dhe Drejtuesit e Shërbimit Veterinar dhe Sigurisë Ushqimore, që të mbledhin përfaqësuesit e stabilimenteve të rritjes së shpendëve.

Takimi u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, ku Zëvendësministri Telegrafi bëri një rezyme të shkurtër së situatës së përhapjes së këtij virusi në Evropë dhe që nuk është shumë larg vendit tonë. Në këto kushte, tha ai, kërkohet gatishmëri dhe kontroll rigoroz për parandalimin e këtij virusi në vendin tonë”.   

Nga ana e tyre, Flamur Laze, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Bujqësore dhe Edi Fero, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Veterinar theksuan se, rreziku është serioz, për shkak të përhapjes së këtij virusi nga shpendët shtegtar.

“Ajo çfarë është pozitive, është fakti që, ky virus nuk është i panjohur për ju, por është hera e dytë që vjen, ndryshe nga sëmundja e gjedhit (LSD) e cila u shfaq për herë të parë. Pra, ju të gjithë i dini masat që duhet të merrni, por në këtë situatë, duhet të dhjetëfishoni gatishmërinë e punën tuaj për parandalimin e saj dhe të përhapjes, pasi e godet fort sektorin tuaj”, tha Ferro.

Nga ana e tyre, sipërmarrësit, duke garantuar angazhimin maksimal, kërkuan që në këtë situatë të monitorohen edhe shpendët e gjalla që vijnë nga importi, me qëllim parandalimin e ardhjes së virusit. Ndërsa Drejtori i Shërbimit Veterinar, Fero theksoi se, si masë paraprake, siç dhe e kemi detyrim nga OIE, në bazë dhe të ligjit, Ministria e Bujqësisë ka bllokuar importin e shpendëve të gjallë apo të therur, nga të gjitha vendet, të BE apo jashtë BE, ku është raportuar prania e virusit të gripit të shpendëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy