Edi Rama nuk i ndahet Vlorës, por kete here, ka shkuar pak me tutje se qyteti. Ne Llogara shefi i qeverise ka mbledhur ministrat e kabinetit “Rama 2”, në një takim informal.
Mbledhja do të mbahet në një prej restoranteve në zonën e Llogarasë.
Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së dje konfirmoi atë çka u përfol më herët. Tashmë qeveria do të ketë një kabinet më të vogël, duke shkrirë kështu disa ministri.
“Struktura e re e qeverisë do ndryshojë. Defektet e mandatit të parë, por edhe sfidave të këtij mandati çojnë që na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëvepruese”, tha Rama.



