
Kryeministri Edi Rama i ftuar në "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka sqaruar pse fushata duket sikur është fokusuar tek Berisha dhe Meta dhe jo tek projektet konkrete. Ai tha se ngjajnë ashtu siç janë sepse bëhet një fushatë e cila ka tre shtresa. Ai tha se një individ i shpallur non grada me derë të mbyllur në raport me të ardhmen me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionon dot, nuk mund të trajtohet si alternativë.
Sipas tij, Berisha-Meta janë faqja e zezë e Shqipërisë dhe dy anë të një medaljeje dhe ai po përcjell mesazhin e partnerëve ndërkombëtarë, që, sipas tij, thonë se nuk duan që shqiptarët të mbështesin një non grata.
Shtresa e parë e fushatës është ajo që ndodh çdo ditë larg vëmendjes së medias, fushata e kandidatëve në territorit që flasin për çështje të lidhura me komunitetin. Shtresa e dytë është fushata që bëhet me kandidatët dhe përfaqësuesit politik që janë drejtues politik dhe deputetë që dhe këto nuk janë shumë në vëmendje të medias dhe shtresa ë tretë është ajo më e dukshmja që është ajo ku shkoj unë apo ata liderët e tjerë dhe ajo s’mund të fokusohet tjetërkund sepse sado që këtu është relativiauar për shkak të qëndrimit në media dhe faktit që një individ i shpallur non grada me derë të mbyllur në raport me të ardhmen me ata pa të cilët Shqipëria nuk funksionon dot trajtohet si alternativë, por nuk është në këndvështrimin tim kjo, është një faqe e zezë për Shqipërinë dhe gjithë sepse faktikisht nëse jemi sot këtu ku jemi në një pikë më të lartë në arenën ndërkombëtare sepse kjo vjen si rezultat sepse ne kemi bërë një politikë të jashtme të mençur dhe dinjitoze dhe për faktin se na mbështesin ata që na mbështesin.
Në vijim Rama shtoi se kur SHBA që na mbështet dhe janë të domosdoshëm për ne për zhvillimin e ekonomisë, turizmit, gjithçkaje e thonë me shkrim, vulë, zë dhe figurë që aq sa ju duam ju dhe duam që të bëni përpara nuk duam që të na nxirrni më përpara këtë njeri të padëshiruar, atëherë ky është një mesazh që nuk i çohet Partinë Socialiste, por i dërgohet shqiptarëve.
Mesazhi u drejtohet atyre shqiptarëve që ende s’po e kuptojnë këtë gjë. I bashkuar dhe me Liken, një tjetër personazh të tillë si Meta dhe çojnë si kandidatë në të gjithë territorin sigurisht që përveç faktit që po të shohësh në atë gjithë anketimet Likja është njeriu më i padëshiruar dhe i papëlqyer në Shqipëri pas të shoqes kjo është domosdoshmëri strategjike për ta pasur ballinë të fushatës. Ne nuk bëjmë debat me personazhe të faqes së zezë, damkë nga SHBA i cili i ka dyert e mbyllura dhe ne ti hapim derën kur e dimë që i ka të mbyllura, kjo është përpjekje për të qenë faktor në politikë për të marrë pengje një bashki këtu një atje. Çfarë debati do bëjmë ne.



