
Një këngëtar brazilian gjeti vdekjen pasi e zuri korrenti në skenë gjatë një performance.
Ayres Sasaki, 35 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme pasi ra në kontakt me një kabllo gjatë një shfaqjeje në hotelin Solar në Salinopolis, Brazil, raportuan mediat lokale.
Raportime të tjera thonë se Sasaki vdiq si rezultat i përqafimit të një fansi të lagur në turmë, dhe të tjerë se këngëtari po i binte kitarës kur u e zuri korrenti.

Policia në Salinopolis po heton vdekjen dhe ekspertëve u është kërkuar të shqyrtojnë ngjarjen.
Në një deklaratë të postuar në Instagram, Solar Hotel tha se ndjen keqardhje të thellë për humbjen e Ayres Sasaki më 13 korrik.
Ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar për të mbështetur familjen e tij dhe për t’u kujdesur për çdo gjë të nevojshme.
Sasaki besohet se ka punuar si arkitekt, si dhe ndiqte paralelisht edhe karrierën si këngëtar.



