
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas orës 12 në qytetin Energodar, në rajonin e Zaporizhzhia, ku ndodhet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Për momentin qyteti është pa energji elektrike.
Lajmin e raporton UNIAN, duke cituar kryetarin Dmytro Orlov.
Në orën 12.20 të ditës së sotme banorët e Energodarit raportuan se një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qytet. Menjëherë pas kësaj u ndërprenë energjia elektrike dhe uji në të njëjtën kohë.
Orlov nuk ka dhënë detaje të tjera, duke shtuar vetëm se hetimet janë duke u zhvilluar.



