Kushtetuta përballë pushtetit dhe popullit/ 3 vendime në 1 javë, gjyqtarët ndahen mes tyre

Kushtetuta përballë pushtetit dhe popullit/ 3 vendime në 1 javë, gjyqtarët ndahen mes tyre

Fundi i janarit ishte java kushtetuese e vendimeve të rëndësishme me impakt politik, ndërkombëtar, ekonomik dhe social për vendin. Duke nisur nga data 25 janar kur 9 gjyqtarët dhanë vendimin e parë të rëndësishëm mbartur nga ankimet e bëra përgjatë vitit 2023.

Gjithçka lidhej me ankimin një grupi deputetësh dhe studentëve të mjekësisë të cilët dolën kundër vendimit që ata i detyronte të qëndronin 5 vite pas studimeve në Shqipëri, duke punuar me detyrim për shërbimin shëndetësor publik.

Nëpërmjet njoftimit për shtyp Kushtetuesja bëri me dije se detyrimi 5-vjeçar për të bllokuar diplomat e mjekëve të rinj ishte i paligjshëm dhe jo proporcional.

“Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot, më 25.01.2024, vlerësoi se dispozitat e kundërshtuara sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, të garantuara nga nenet 49 dhe 57 të Kushtetutës. Kufizimi është vendosur me ligj dhe për interes publik, i cili lidhet me detyrimin e shtetit për të garantuar kujdes shëndetësor ndaj shtetasve, të parashikuar nga neni 55 i Kushtetutës. Megjithatë gjatë procesit nuk u provua se kufizimi është proporcional në drejtim të afateve dhe kohëzgjatjes së shlyerjes së detyrimeve për punësim, pasi afati 5-vjeçar i parashikuar nga neni 4 i ligjit rezulton më i ashpër se sa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati 5-vjeçar nuk është proporcional dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.

Duke konstatuar këtë moment antikushtetues dhe jo proporcional, gjykata i la parlamentit tre muaj kohë të riformulojë përmbajtjen e ligjit numër 60/2023.

Emisioni FactCheck mëson se vendimi i cili ende s’është zbardhur i argumentuar, por vetëm si dispozitiv i ka ndarë gjyqtarët në 6 ‘Pro’ konstatimit të shkeljes antikushtetuese dhe 3 gjyqtarë në pakicë duke vlerësuar se s’ka asnjë problem.

Katër ditë pas vendimit për studentët e Mjekësisë, Kushtetuesja do të shpallte vendimin për marrëveshjen ndërkombëtare Shqipëri-Itali, njohur si marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët.

Kjo marrëveshje i hap rrugë krijimit të kampeve rezidenciale të pranimit të emigrantëve ilegal drejt Italisë në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës, ndërsa u kundërshtua nga Partia Demokratike.

Ankimin e bënë të tre grupimet përfshirë Rithemelimin, fraksioni Gazment Bardhi dhe PD zyrtare e Lulzim Bashës.

Ankimi këtij të fundit s’u pranua, ndërsa ajo e Bardhi Rithemelimi u pranuan dhe më 18 janar 2024 Kushtetuesja mori në shqyrtim kërkesën.

Pas dy seancave përfshi edhe atë më datë 24 Janar, më 29 Janar 2024 gjykata doli me një vendim. Marrëveshja u cilësua e ligjshme dhe kushtetuese ndërsa emisioni FactCheck ka mësuar se gjyqtarët u ndanë në 5 ‘pro’ marrëveshjes dhe 4 kundra saj.

Në vendimin e bërë publik thuhet “Deklarimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi”.

Një ndër argumentet e PD-s për shpallen antikushtetuese të kësaj marrëveshje ishte mungesa e autorizimit nga Presidenti i Republikës, por gjykata argumentoi se “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, i vitit 1995 përbën një marrëveshje ndërkombëtare kuadër që sipas nenit 180 të Kushtetutës konsiderohet e ratifikuar sipas Kushtetutës dhe përbën bazë të mjaftueshme që Protokolli për Migracionin të negociohej me autorizim të Kryeministrit dhe plotfuqi të lëshuara nga Ministri i Punëve të Jashtme, si dhe të nënshkruhej prej vetë Kryeministrit”.

24 orë pas këtij vendimi me impakt edhe ndërkombëtar e po aq në kufijtë e Bashkimit Europian për çështjen delikate që lidhet me emigrantët, Gjykata Kushtetuese Shqiptare i dha përgjigje edhe ankimit që lidhet me komunitetin Dibran.

Të organizuar në shoqata si “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”, shoqata “Për mbrojtjen e pronave dhe mjedisit të pellgut të Drinit të Zi” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit banorët ishin kundra projektit të kthimit të Drinit në Hidrocentral nëpërmjet digës së Skavicës.

Me argumentin se s’janë pyetur, iu prishen pronat iu prishet jetesa dhe do duhet të shpërngulen nga pronat e tyre ata shpresuan të mbroheshin nga Kushtetuta.

Emisioni FactCheck mëson se Gjykata Kushtetuese me një votim 9 me zero, pra votë unanime ka gjetur si shkelje mosplotësimin e detyrimit ligjoë nga qeveria për të përmbushur fazën e konsultimit publik.

Duke lënë në fuqi vendimin e qeverisë që i hap rrugë projektit të hidrocentralit dhe Digës së Skavicës, Kushtetuesja vendosi “1) Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021. 2) Urdhërimin e autoriteteve publike për të riparuar shkeljen e konstatuar dhe për të garantuar të drejtën për informim gjatë fazës së parë të zbatimit të ligjit nr. 38/2021. 3) Detyrimin për marrjen parasysh në vijim të rezultateve të procesit të informimit për mbrojtjen e mjedisit, për aq sa është e mundur, në zbatim të nenit 8 të Konventës së Aarhusit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy