The Rolling Stones nuk ndalen, në horizont albumi i ri

The Rolling Stones nuk ndalen, në horizont albumi i ri

Grupi legjendar britanik, The Rolling Stones, duket se kanë njoftuar për albumin e tyre të ri në një gazetë lokale.

Një reklamë ka dalë së fundmi për Hackney Diamonds, një kompani që e reklamon veten si specialist në riparimin e xhamit në Hackney Gazette.

Mirëpo, gazetarët britanikë kanë hulumtuar më thellë dhe kanë rënë në përfundim se mund të jetë albumi i ri i The Rolling Stones.

Në poster përfshihen shumë referenca për këngët e bendit. Fonti i shkronjave të përdorura është i njëjti nga albumi i tyre i vitit 1978, “Some Girls”.

The Rolling Stones performuan në Paris vitin e kaluar.

Fansat e kanë kuptuar se reklama ishte një promovim ngacmues për albumin e 31-të në studio të grupit, që doli në shtator.

Adhuruesit e Stones kanë qenë të kënaqur duke ndarë referencat e shumta të njohura në reklamë për historinë, tekstet dhe ikonografinë e grupit.

Diamonds është gjithashtu një referencë për turneun e 60-vjetorit të Rolling Stones, i cili filloi vitin e kaluar në Madrid.

Albumi i ri do të jetë i pari që do të publikohet që nga vdekja dy vjet më parë e bateristit Charlie Watts.

Reklama e Rolling Stones

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy