Krim në familje në Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas veten

Krim në familje në Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku burri ka dhunuar për vdekje gruan dhe më pas ka vrarë veten. 

 

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari i identifikuar si Llogara Xhebro, dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, 45-vjeçaren Sose Xhebro, ku për pasojë kjo e fundit ka humbur jetën. 

 

Pas krimit 50-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetvrarë me armë zjarri. 
 

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Në njoftimin e policisë thuhet: 

"Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. 

 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç. Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

 

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy