
Përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN TV se ajo që pritet të ndodhë në Këshillin Bashkiak të Himarës pasditen e sotme është një procedurë qesharake duke shtuar se personi që do komandohet sot, Arqile Bollano do të jetë më jetëshkurtër në atë post se Blerina Bala duke qenë se është një person i kallëzuar në SPAK nga KLSH dhe PD-ja dhe pritet një tjetër kallëzim për të.

Pritet të ndodhë një procedurë qesharake. Prej një viti Rama po mban me dhunë diçka që e ka humbur me votë. Himarën e ka fituar PD, për habinë e botës e drejton Rama. Nuk do gjeni një rast të dytë, ku ajo që është humbur me vota ta drejtosh duke shpikur artifica ligjore.
Personi që do komandohet sot do jetë më jetëshkurtër se personi që u dorëioq. E para se është kallëzuar në SPAK nga KLSH dhe PD. E ka fjalën për Arqile Bollanon. Është kallëzuar në SPAK për abuzim me fondet publike. Do të kallëzohet nga një banor, që ky person i ka vjedhur pronën. Po çojmë në krye të bashkisë një hajdut pronash. Kjo mesele për çfarë është bërë për pronat, këta zgjedhin një hajdut. Rama nuk ndahet dot nga hajdutët e ka lidhje organike. Është post që nuk i takon se e kanë humbur. Do të shkoj në Himarë për t’i bërë thirrje këshilltarëve të mos e votojnë. Të mos bëhen pjesë e një maskarade të turpshme. Duhet që verdikti i votës së 14 majit të shkojë në finale. Është mandati i tjetër kujt, nuk mundet dhe do të vijë dita kur banorët do të shkojnë dhe do të uzurpojnë bashkinë. Unë kam votuar në Borsh për të zhdukur Ramën dhe Goron nga Himara. Ja u çmenda, ja dhe 4 mijë të tjerët. Në demokraci vendos vota dhe sa kohë kemi fituar me votë këtu. Do i bëj thirrje këshilltarëve të rrinë larg këtij kurthi.
Sipas Dhulit, Bala u shkarkua se nuk pranoi të firmosë në letër të bardhë.
Arsyet pse u shkarkua Bala, shkarkim me dorëheqjeje është se mesa duket ka refuzuar të firmosë në letër të bardhë si Goro dhe së dyti Bala, se kjo është çështje e brendshme, Bala ka pasur ambiciet e veta dhe Rama është bashkuar me Tavon që do të jetë kandidat për bashkinë dhe me mafien e ndërtimit.



