Zjarr në një qendër pritëse për të mitur në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Zjarr në një qendër pritëse për të mitur në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një i ri shqiptar i moshës 17-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një qendër pritëse për të huajt, Santa Caterina di Pasian di Prato, në Udine, të Italisë.

Zjarri ra gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, ku krahas shqiptarit u plagosën edhe dy djem të tjerë 16-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një i mitur shqiptar i cili ishte në qendër prej një viti.

Ndërkohë që i riu tjetër i plagosur dhe i dërguar në spitalin e Veronas, në gjendje shumë të rëndë, është i kombësisë ganeze.

I plagosuri i dytë kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, nuk është në gjendje të rëndë dhe ndodhet i shtruar në spitalin Santa Maria della Misericordia në Udine.

Lidhur me shkaqet e ngjarjes hetimet janë në vijim nga ana e autoriteteve italiane për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy