Përdornin fëmijët për të përfituar azil në Europë, policia ‘kap’ 5 prindërit

Përdornin fëmijët për të përfituar azil në Europë, policia ‘kap’ 5 prindërit

Të paktën pesë persona po ndiqen penalisht sepse braktisin fëmijët e tyre duke i lënë në një nga vendet e BE-së për të përfituar azil.

Këtë gjë e bën të ditur me anë të një njoftimi policia e Vlorës, se ka nisur procedimi për shtetasit: L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier. A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë. P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier. D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë. B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen,Elbasan.

Njoftimi i plotë

Policia Kufitare Vlorë

Policia Kufitare Vlorë kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë shtetasit lidhur me mosbraktisjen e fëmijëve të mitur në vendet e BE-së më qëllim përfitimi të azilit social !

Nisur nga kjo vepër penale DVKM.Vlorë ka nisur procedimin penal për pesë shtetas pasi rezultojnë autorë të veprës penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur” !

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Vlorë, gjatë 10 ditëve të fundit në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Vlorë, kanë konstatuar 5 raste të veprës penale Braktisja e fëmijëve të mitur, në Vendet e BE-së me qëllim përfitimi azil social, ku edhe kanë nisur procedimet penale për pesë shtetas :

L.P., 57 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Fier.

A.H., 69 vjeç, banues në fshatin Picar,Vlorë.

P.C., 45 vjeç, banues në fshatin Strum, Fier.

D.GJ., 49 vjeç, banues në Tiranë.

B.K., 43 vjeç, banues në fshatin Shtermen,Elbasan.

Shtetasit e lartëpërmëndur kanë dalë nga PKK Vlorë sëbashku me fëmijët e tyre të mitur në drejtim të shtetit Italian dhe janë kthyer pa fëmijët përkatës të secilit.

Nga pala Italiane dhe ajo Franceze është bërë njoftim pranë Struktuarve Policore të DVKM Vlorë se fëmijët e këtyre shtetasve kanë kërkuar Azil Social pikërisht në këto vende.

Lidhur me këto raste Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale ”Braktisja e fëmijëve të mitur”, parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Policia Kufitare u bënë thirrje të gjithë shtetasve të cilët kalojnë Kufirin Shqiptar me fëmijët e tyre të mitur për në Vendet e BE-së të mos i braktisin ata me qëllim përfitimi azil social pasi do të jenë subjekt të hetimit dhe do të ndiqen penalisht nga Policia Kufitare dhe Prokuroria për veprën penale të Braktisjes së fëmijëve të mitur!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy