Dhori: Mazhoranca vazhdon përbuzjen, në seancën e djeshme opozita nuk kishte skenar (VIDEO)

Dhori: Mazhoranca vazhdon përbuzjen, në seancën e djeshme opozita nuk kishte skenar (VIDEO)

Deputetja demokrate Ilda Dhori deklaron se mazhoranca vazhdon me përbuzjen e opozitës dhe se në seancën parlamentare të një dite më parë duhet të lejoheshin që të futeshin brenda në seancë, pasi u penguan edhe deputetët që nuk ishin përjashtuar.

Dhori tha për MCN Live se deputetët e përjashtuar nuk lejohen brenda Kuvendit, por se nuk u ndalohet të jenë në ambientet e Kuvendit.

Deputetja shtoi se opozita nuk kishte skenar për ndonjë akt dhune.

Garda ushtroi kontroll fizik të deputetëve dhe zonjave deputete. Edhe pse ka skanim dhe çdo gjë kalon në filtër.

Të gjitha ndodhitë e fundit më bëjnë të besoj se edhe drejtësia funksionon me dirigjim në bazë të urdhrave të mazhorancës.

Zonjat deputete u dhunuan, u mbajtën peng në paradhomën e Kuvendit dhe nuk u lejuan të futen në sallën e seancave.

Do të donte Elisa që të ishte benzinë ajo që hodhi Elda Hoti, nëse do ishte benzinë apo lëndë tjetër djegëse do kundërmonte.

Ajo ishte një aromatizues që u hodh thjesht në shenjë revolte ndaj asaj sjellje të turpshme që bëri Garda ndaj kolegëve.

Nuk kishte ndonjë skenar, por revolta dhe indinjata personale e zonjës Hoti ndaj ndodhive që e paraprinë atë akt bënë që të hidhet.

Është thjesht aromatizues dhe në pak minuta u zhduk, por ishte dëshira e Elisës që të ishte benzinë dhe u bë lajm.

Synojmë kthimin e syve të ndërkombëtarëve nga realiteti në Shqipëri, ndaj do shkojmë për të protestuar në Strasburg.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy