Dielli i ngrohtë me temperatura deri në 30 gradë celsius tërhoqi qytetar të shumtë drejt bregdetit të Shëngjinit, në këtë fundjave të fundit të muajit mars.
E gjithë vija bregdetare ishte e populluar, ku nuk mungonin as ata që po bënin plazh duke shijuar rrezet e diellit dhe provuar freskinë e detit.
Shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë më besnikët e Shëngjinit edhe në këtë periudhe pranvere, por pa lënë dhe të ardhurit nga qytete të tjera të Shqipërisë.
Vizitoret thonë se po shfrytëzojnë ditët e ngrohta me diell pranë bregdetit dhe do të vijojnë të qëndrojnë në Shëngjin, për sa kohë moti ti favorizoi.
Me rritjen e temperaturave një pjesë e konsiderueshme e bizneseve në Shëngjin janë hapur, për t’ju ofruar shërbimeve pushuesve numri të cilëve pritet të jetë gjithnjë në rritje.



