
Kryeministri Edi Rama në takimin me emigrantët shqiptarë iu përgjigj kritikëve për vizitën e tij në Athinë ku u shpreh se kishte shkuar në Greqi për të takuar të zotët e barabartë të kësaj shtëpie dhe jo me shërbëtorët e dikurshëm të grekëve.
Ai tha se grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës dhe se kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre.
Sipas ti, Grekët e Shqipërisë kanë probleme dhe duhet të bëjmë më shumë për ta, por e vërteta e madhe është se asnjë hall nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Disa këtu në Greqi u çuditën, të tjerë u mërzitën dhe ndonjë tha se unë nuk duhet të vija te ju për vizitë, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi familjarë ata do ta kuptojnë se unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm por kam ardhur të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie. Kam ardhur të flas me qytetarët e barazvlefshëm të Greqisë demokratike, ku shqiptarët nuk kanë ardhur të rreckosur nga malet, por janë përfaqësuesit krenar që është Shqipëria jonë.
Më tej ai shtoi se një grek etnik në 10 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë hall për shkak të kombësisë së tij, teksa shtoi se qytetarët shqiptarë të minoritetit grek në Shqipëri janë një thesar i vyer i shoqërisë tonë. Shqipëria është një ndër shembujt më përparimtarë në këtë drejtim.
Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre. Qytetarët shqiptarë të minoritetit grek në Shqipëri janë një thesar i vyer i shoqërisë tonë.
Shqipëria është një ndër shembujt më përparimtarë në këtë drejtim, Grekët e Shqipërisë kanë probleme duhet të bëjmë më shumë për ta, por e vërteta e madhe është se asnjë hall nuk është i ndryshëm nga hallet dhe problemet e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Në një vend si i yni që përparon përditë, ku plagët e trashëgimisë negative të të shkuarës janë ende jo të mbyllura. Por kurrë një grek etnik në 10 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë hall për shkak të kombësisë së tij.
Në asnjë rast grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e besimit, gjuhës apo pronës. Kurrë nuk u është mohuar e drejta e votës për shkak të origjinës së tyre. Nëse flasim për pronat ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë.
Kryeministri ftoi dhe grekët të vijnë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të investuar.
Grekët kanë qenë janë dhe do të jenë të mirëseardhur në Shqipëri jo vetëm për të pushuar por dhe për të punuar hapur dyqane, ngritur kompani, startuar linja investimesh për të përfituar nga një regjim taksash shumë më I ulët se në Greqi.
Madje Shqipëria është kaq mikpritëse për grekët sa nuk i krijon asnjë telash. Përkundrazi i krijon të gjitha kushtet edhe ndonjë politikani të keqkuptuar grek që vjen të protestojë atje e pastaj vjen e humb zgjedhjet këtu! Byjrum! Si në shtëpinë tuaj.



