Masakra në Elbasan, Basha: Tahiri i lidhur me krimin, të dorëhiqet

Masakra në Elbasan, Basha: Tahiri i lidhur me krimin, të dorëhiqet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vrasjeve në Elbasan. Basha ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin e bën përgjegjës për vrasjet.

 

Sipas Bashës, Tahiri është i lidhur me krimin:

 

Këto ekzekutime nuk janë larje hesapesh siç mundohet të lajë gojën qeveria, por janë produkt i klimës së krijuar në vend, ku kriminelët, banditët, bandat, gjobëvënësit, trafikantët dhe vrasësit kanë njohje, lidhje, mbështetje, kanë ministrin.

Ndaj lëvizin lirshëm, mbajnë uniformnë e Policisë së Shtetit, vrasin dhe ekzekutojnë pa asnjë pengesë, pa ju hyrë gjemb në këmbë. Si për tu kujtuar gjithë shqiptarëve se në qeverisjen e Edi Ramës dhe Sajmir Tahirit, krimi ndihet dhe është çdo ditë në pushtet.

Kjo situatë kritike për rendin dhe sigurinë është produkt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, ortakërisë së Sajmir Tahirit me Habilajt, Shullazët, emërimit të dhjetra kriminelëve dhe trafikantëve në poste të larta, në shtet dhe polici.

Ky ministër që ndërmjetëson me vrasës me pagesë në zyrën e ministrit të Brendshëm dhe rezidencat qeveritare, ky që i jep makinën personale trafikantëve të drogës, ky që e ka mbërthyer trupën e Policisë së Shtetit me persona të inkriminuar, që ua ka vënë në krye, ky që vendos forcat operacionale dhe speciale në dispozicion të Shullazit, ky që u shfaqësohet në telefon baronëve të drogës kur kapen nga shërbimet partnere se nuk e kanë prej tij, ky që djeg provat në laborator për interesat e bandave të narkotrafikut, ky palo ministër është fakt që frumëzon, inkurajon, i jep zemër dhe krah krimit dhe kriminelëve që të godasin me armë në dorë ditën dhe natën. Ky ministër e ka tradhtuar policinë, interesin publik dhe qytetarët”- tha gjatë një konference për shtyp kreu i PD, Basha.

 

Ndër të tjera Basha kërkoi dorëheqjen e vetë Ministrit Tahiri duke shtuar:

 

Bën tendera uniformash me miliona euro, shfaqet si dizenjator me kufje në vesh, por krimi godet pikërisht me uniformën e policisë.

Masakra e Elbasanit ndryshoi mbrëmjen e çdo qytetari teksa ndiqnin në ankth dhe tronditje raportimet e medias, vetëm Sajmir Tahiri nuk ishte në ankth dhe tronditje.

45 minuta pas masakrës kur bilanci i ngjarjes sa vinte e rëndohej, ky dordolec publikoi videoselfie me militantët e partisë së tij, perversitet, cinizëm dhe arrogancë e pakufi.

Çdo ditë më shumë e Sajmir Tahirit në krye të rendit është festë për bandat, dramë dhe tragjedi për familjet shqiptare. Ai duhet të largohet menjehërë nga detyra, sot, tani, të largohet dhe të vihet para drejtësisë për lidhjet e tij me bandat, krimin dhe trafiqet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy